Partnerët

CARE punon në partneritet me OJQ-të lokale - promovues të mënyrës së jetesës së shëndetshme, barazisë gjinore dhe kundër dhunës.

CARE International Balkans

CARE International në Ballkan ekziston që nga viti 1992. Që nga ditët e para, programi i CARE është zgjeruar dhe përpunuar në mënyrë që t’i përmbushë nevojat në ndryshim e sipër të popullatës së cenueshme të rajonit. Misioni i CARE ishte të kontribuojë në rimëkëmbjen e pasluftës dhe zhvillimin socio-ekonomik në ish-Jugosllavi.

CARE në Ballkan tani përbëhet nga katër zyra të programeve me qendër në Sarajevë, Beograd, Shkup dhe Prishtinë. Zyra e programit e CARE nga Sarajeva menaxhon zyra që merren me projekte më të vogla në Banjallukë, Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë). CARE është duke punuar sipas një modeli të lehtë të funksionimit i cili kërkon partneritet më të madh me organizatën lokale të shoqërisë civile, rrjetet e OJQ-ve dhe qeveritë.

CARE në Ballkan është përqendruar në dy fusha kryesore: Programi për Barazi Gjinore dhe Programi i Përfshirjes Socio-Ekonomike dhe objektivat strategjikë si në vijim:

  • Fuqizimi i proceseve që mbështesin kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre të origjinës, ose ofrimi i zgjidhjeve alternative për problemin e jetesës së qëndrueshme për njerëzit e prekur nga lufta.
  • Përmirësimi i qasjes së anëtarëve më të cenueshëm dhe më pak të favorizuar të shoqërisë në nivele minimale të mbrojtjes sociale dhe të drejtës.
  • Rritja e efektivitetit të shoqërisë civile në trajtimin e çështjeve që lidhen me rindërtimin dhe përfshirjen sociale.
  • Zhvillimi i mundësive të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.

Vizitoni uebfaqen: care-balkan.org

ACT for SOCIETY Centre

Qëllimi i ACT for SOCIETY Centre është që t’i përmirësojë mënyrat e shëndetshme të jetesës dhe ta stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Puna e saj qëndron në avokimin për demokraci dhe çështje të të drejtave të njeriut, promovimin e kulturës, krijimin e lidhjes mes të rinjve, stimulimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën sociale dhe në proceset e vendimmarrjes, si në nivel vendor ashtu edhe në atë kombëtar.

Vizitoni uebfaqen: www.actforsocietycenter.org

Association XY

Association XY është organizatë joqeveritare, misioni i së cilës është ta përmirësojë dhe ta promovojë shëndetin dhe mënyrat e shëndetshme të jetesës së qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke u përqendruar veçanërisht te të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara. Association XY përdor parimet e planifikimit të bazuar në dëshmi, bashkëpunimin dhe partneritetet ndërsektoriale, duke avokuar për zgjidhje sistematike në të gjitha nivelet e qeverisë. Për të ofruar edukim dhe cilësi si dhe shërbime të vazhdueshme shëndetësore dhe joshëndetësore, Association XY mobilizon ekspertë, të rinj dhe vullnetarë.

Vizitoni uebfaqen: www.asocijacijaxy.org

Center E8

Center E8 është organizatë e të rinjve e cila është themeluar në vitin 2004 dhe ka zyrën qendrore në Beograd dhe atë rajonale në Vranjë. Me programe inovative edukative, fushata dhe përmes metodologjive të ndryshme, ne edukojmë, fuqizojmë, ndërgjegjësojmë dhe angazhojmë të rinjtë në temat e parandalimit të dhunës dhe diskriminimit, promovimit të barazisë gjinore dhe shëndetit, si dhe rëndësisë së pjesëmarrjes aktive.

Vizitoni uebfaqen: e8.org.rs

Center for Counseling, Social Services and Research – SIT

SIT është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, misioni i së cilës është të sigurojë shërbime të këshillimit profesional, hulumtime në fusha të ndryshme si dhe t’i parandalojë fenomenet negative me qëllim të kontributit dhe përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies sociale. Qëllimi kryesor i SIT është të sigurojë një shoqëri gjithëpërfshirëse, nga të gjitha gjinitë, etnitë, seksualitetet ose fetë dhe një shoqëri ku të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe të lirë nga diskriminimi; një botë në të cilën nuk ka dhunë dhe ku të drejtat e njeriut promovohen dhe mbrohen.

Vizitoni uebfaqen: www.sit-ks.org

George Williams Youth Association in Kosovo

George Williams Youth Association in Kosovo është organizatë e bazuar në vlera e cila përbëhet nga vullnetarë që synojnë t’i frymëzojnë dhe inkurajojnë të rinjtë për lidership dhe të ndihmojnë në zhvillimin e shëndoshë të komuniteteve. Trekëndëshi i kuq i YMCA gjithashtu shpreh vlerat dhe qasjen tonë ndaj punës, dhe ekipi përpiqet të sigurojë që të gjitha projektet ndihmojnë njerëzit që ta zhvillojnë mendjen, trupin dhe shpirtin e tyre. Misioni i tyre është që të jenë një lëvizje gjithëpërfshirëse ku njerëzit zhvillojnë mendjen, trupin dhe shpirtin e tyre, të krijojnë liderë të së ardhmes dhe të fuqizojnë ata të së sotmes si dhe të investojnë tek të rinjtë duke promovuar paqe dhe unitet dhe duke pranuar dallimet dhe diversitetin e njëri-tjetrit.

Vizitoni uebfaqen: www.ymcakosovo.com

Perpetuum Mobile

OJQ ”Perpetuum Mobile – Qendra për Zhvillimin e Rinisë dhe Komunitetit” është organizatë joqeveritare e cila përpiqet ta krijojë një shoqëri në të cilën të rinjve u ofrohet respekt, sukses dhe mundësi. Organizata është formuar në korrik të vitit 2006. Themeluesit e Perpetuum Mobile kanë më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet përvojë në punën me OJQ-të. Sot, Perpetuum Mobile vepron në Bosnje dhe Hercegovinë e më gjerë. Ajo ka staf të kualifikuar që ka kryer më shumë se 4,000 ditë trajnimi si në BeH ashtu edhe në rajon. Gjithashtu, si organizatë e hapur për bashkëpunim, ajo bashkon një numër të madh vullnetarësh dhe bashkëpunëtorësh profesionistë në fushën e shkencës, politikës, ekonomisë dhe shumë fusha të tjera shoqërore.

Vizitoni uebfaqen: www.pm.rs.ba

SMART Kolektiv

SMART është organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse e cila është themeluar në vitin 2003 në Beograd. Ajo është pioniere në promovimin e konceptit të përgjegjësisë korporative sociale dhe zhvillimin e ndërmarrësisë sociale në Serbi.

Duke u nisur nga ideja e krijimit të një lidhjeje mes biznesit dhe shoqërisë, Smart gjen mënyra për t’i zbatuar përvojat dhe logjikën e biznesit në zgjidhjen e problemeve sociale, duke ndihmuar kompanitë të shprehen qartë dhe të ndërveprojnë në mënyrë strategjike me komunitetin, si dhe duke i ndihmuar grupet e ndryshme sociale të shprehin interesim në lidhje me botën e biznesit për nevojat dhe iniciativat e tyre si dhe të bëhen më inovativë, më efikasë dhe më të qëndrueshëm.

Misioni i SMART Kolektiv është të kontribuojë në ndryshime pozitive sociale duke krijuar lidhje mes kompanive dhe organizatave të shoqërisë civile, duke ndihmuar kompanitë t’i përvetësojnë vlerat sociale ndërsa organizatat të zhvillojnë aftësi biznesore, inovacion dhe qëndrueshmëri.

Vizitoni uebfaqen: smartkolektiv.org

Status M

Status M është organizatë jofitimprurëse që synon ngritjen e ndërgjegjësimit, kundërshtimin dhe dekonstruktimin e normave dhe stereotipave mbizotërues socialë. Përmes edukimit joformal dhe aktivizmit thelbësor, Status M fuqizon dhe inkurajon, kryesisht djemtë, burrat dhe anëtarët e margjinalizuar të shoqërisë, që të kontribuojnë në mënyrë aktive në transformimin e shoqërisë sonë. Duke informuar publikun, duke fuqizuar ekspertët dhe duke avokuar për përmirësimin e politikave dhe praktikës publike, Status M është duke ndërtuar një shoqëri jo të dhunshme, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në aspektin gjinor.

Vizitoni uebfaqen: www.status-m.hr/en

Youth Power

YOUTH POWER është organizatë joqeveritare, vizioni i së cilës është krijimi i një shoqërie ku të rinjtë respektohen, janë të suksesshëm dhe kanë mundësi të zhvillojnë potencialet e tyre. Misioni ynë është të krijojmë shoqëri gjithëpërfshirëse përmes avokimit, edukimit dhe promovimit të mënyrave të shëndetshme të jetesës, të barazisë, të dialogut, të parandalimit të dhunës dhe të angazhimit të komunitetit.

Vizitoni uebfaqen: eng.youth-power.org

Youth Educational Club – Synergy

Youth Educational Club Synergy është organizatë joqeveritare nga Mitrovica e Veriut që avancon statusin e të rinjve përmes arsimit, hulumtimit, promovimit, dhe parandalimit. Aktivizmi qytetar, barazia gjinore dhe sjellja jo e dhunshme janë vlerat thelbësore të punës sonë. YEC Synergy është e përbërë nga 220 vullnetarë dhe punëtorë që merren me të rinjtë, të përkushtuar në përmirësimin e statusit të të rinjve në veri të Kosovës.

Vizitoni uebfaqen: oek-sinergija.org

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2024 CARE International, Balkans — All rights preserved.