Baza arsimore

Investimet inovative në njohuritë e studentëve, aftësitë e jetës, qëndrimet dhe vlerat.

Arsimi sipas Programit Y është i natyrës me nxënësin në qendër, dhe procesi mbështetet në facilitimin e shkathtë. Meqenëse nxënësi është në qendër të vëmendjes, i tërë koncepti i arsimit ndërtohet rreth tij/saj në atë mënyrë që, para se gjithash, ai nxënës të arrijë të vlerësojë dhe rivlerësojë perceptimet, besimet dhe normat e veta aktuale përmes mësimnxënies si dhe përmes përvetësimit të aftësive të reja të arrijë të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet e veta si dhe të zgjerojë fushën e shkathtësive jetësore që janë thelbësore për zhvillim të mëtejshëm.

Gjatë vitit të parë të zbatimit të Programit Y, ne jemi përpjekur të fuqizojmë të rinjtë që të njohin normat e dëmshme dhe ato që janë të stereotipizuara, të ndikojmë në qëndrimet e tyre dhe t’u ofrojmë atyre burime kognitive dhe psikosociale në mënyrë që të kundërshtojnë në mënyrë efektive këto norma. Përveç që duam të ndikojmë në qëndrimet e tyre dhe të rrisim ndërgjegjësimin e tyre për normat, ne gjithashtu, përmes aktiviteteve të fushatave/kampanjave dhe punëtorive, duam t’i përfshijmë ata në transformimin e normave me synim ndërtimin e sistemit të ri të vlerave, i cili kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të secilit adoleshent.

Programi Y është manual që paraqet mënyrën se si të punohet me të rinjtë duke përdorur një qasje gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton një qasje shumë më komplekse ndaj mësimnxënies kur krahasohet me metodat zakonisht të përdorura në sistemin tonë arsimor. Përveç zhvillimit të njohurive dhe shkathtësive, ky program gjithëpërfshirës përpiqet të zhvillojë mënyra pozitive dhe prosociale të jetesës në mesin e nxënësve, duke kontribuuar ndjeshëm në përgatitjen e tyre për moshën madhore.

Duke marrë parasysh që shkolla nuk është gjithmonë i vetmi vend ku të rinjtë fitojnë njohuri dhe shkathtësi jetësore, ne kemi përshtatur Programin Y për shkollat dhe arsimin formal për të përfshirë edukatorët dhe trajnerët që zbatojnë ndërhyrjet joformale arsimore në shkolla. Gjithashtu, edhe udhëzimet për zbatimin e punëtorive dhe sesioneve arsimore janë përfshirë në Programin Y në mënyrë që t’u ofrohet mësimdhënësve, pedagogëve dhe psikologëve të shkollave një pasqyrë më e mirë e rezultateve të pritura (pra, rezultatet e mësimnxënies).

Rezultatet e mësimnxënies janë të njëjtat sikurse qëllimet e përdorura për të interpretuar ndryshimet në lidhje me fushat, temat dhe sesionet e zbatuara. Më thjeshtë, rezultatet e mësimnxënies na tregojnë se si nxënësi, i cili është i përfshirë në procesin e mësimnxënies bazuar në metodologjinë e Programit Y, do të ndryshojë pasi të vijojë ciklin e punëtorisë. Qasjet tradicionale ndaj mësimnxënies supozuan që me njohuri të mjaftueshme një i ri automatikisht posedon kompetencë të mjaftueshme që të marrë vendime adekuate dhe “më të shëndetshme”. Qasja e re që Programi Y promovon dhe aplikon është ndjeshëm më komplekse sesa qasjet e “ish-departamentit/katedrës“ dhe është e harmonizuar me standardet bashkëkohore arsimore. Përveç njohurive adekuate, Programi Y inkurajon përvetësimin e qëndrimeve dhe vlerave përkatëse si dhe motivon të rinjtë të marrin vendime të bazuara në informata me më shumë vetëbesim kur përballen me sfida gjatë periudhës së adoleshencës.

Zhvilluar nga:

Mbeshtetur nga:

Vizitoni YMI:

Partnerët tanë:

PROGRAM Y CARE International, Balkans
care-balkan.org
info@program-y.org
© 2024 CARE International, Balkans — All rights preserved.